E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Gjykatësi i hoqi kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës”, Rama pas arrestimit të Veliajt: Proces hetimor i çuditshëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reguar për herë të parë pas arerstimit të kryebashkiakut Edion Veliaj ditën e djeshme.

Në rubrikën “Sy’mSy” në rrjtetet sociale, Rama tha se e ka ndjekur nga afër procesin ndaj Veliaj, të cilin e quajti proces të çuditshëm hetimor. Sipas Ramës, gjykatësi ka vendosur që t’i heqë kokën nga shpatullat  bashkisë së Tiranës pa gjyq.

Rama: Rastin e Erionit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, Por ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje.  Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën pafajësisht në situatë të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës.

Ne nuk do të ngutemi, do të mundohemi të krijojmë një opinion të konsoliduar për të cilën gjykatësi ka vendosur t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës.

Mesa kuptoj këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqe ku autorë të veshur me pushtetin e drejtësisë, kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie, pasi babain e kanë çuar në arrest me burg. Pyetja që lind është e thjeshtë, jo vetëm kush e çon e merr fëmijën në shkollë, por kush i jep për të ngrënë./vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›