E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatësi që i dha pafajësinë e plotë Xhakjes ka liruar edhe Klodian Saliun

Gjykatësi Neritan Tabaku, që i ka dhënë pafajësinë Ilir Xhakjes, vrasësit të kryekomisar Adem Tahirajt, ka liruar edhe të tjera emra të botës së krimit, raporton Shqip. Ndërkohë mësohet se ky gjykatës, që nuk e ka zbardhur ende vendimin, e ka çliruar Xhakjen nga të gjitha akuzat, përfshi edhe atë për armëmbajtje pa leje.

Inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë kanë mbërritur në Durrës për të parë rregullsinë e procesit të gjykimit ndaj Xhakjes, ndërkohë siç raporton Shqip, në bazën e të dhënave elektronike janë zhdukur të gjitha çështjet e gjykuara nga ky gjykatës 4 vitet e fundit.

Sipas Shqip, ai ka liruar nga burgu Klodian Saliun, rivalin e Lulzim Berishës, i cili u vra pak pas lirimit nga qelitë.

Pasi Gjykata e Lartë ia ka servirur dosjen Tabakut, ky i fundit ka marrë vendimin. Kjo është një formë tipike e veprimit në Shqipëri. Pak ditë më parë kryeprokurorja Ina Rama e quajti këtë lidhje një korporatë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›