E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyq ciftit rus per spiunazh

Rasti më intrigues që prej luftës së Ftohtë. Kështu e kanë cilësuar mediat gjermane gjykimin e një çifti bashkëshortësh rusë për spiunazh.
Andreas dhe Heidrun Anschlag thuhet se janë vendosur në Gjermani 25 vjet më parë. 
Ata akuzohen se kanë informuar ish-Bashkimin Sovjetik dhe më pas Rusinë. Çifti, i cili u arrestua në vitin 2011 mohon akuzat, ndërsa gjykimi i tyre mund të tensionojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në mediat gjermane ka spekulime se cfarë sekretesh di çifti i spiunëve.
Por ajo që po mundon më shumë autoritetet dhe publikun gjerman është lidhja e mundëshme mes agjentëve dhe presidentit Vladimir Putin. Ky i fundit ka shërbyer si agjent i KGB-së në Dresden në vitet 1980, pikërisht në kohën kur dyshohet se çifti ka nisur aktivitetin e spiunazhit .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›