Gjyq nderkombetar per kryqezimin tragjik ne Adriatik
Perplasja e anijeve Ankara dhe Reina 1 do te gjykohet ne Xhenova Vijojne kerkimet vihet ne dispozicion nje robot nenujor per te fotografuar anijen e mbytur
Tragjedia e Adriatikut ku humben jeten nga fundosja e nje anijeje tregtare 8 marinare turq duket se do te percaktoje fajtoret pas gjykimit nderkombetar ne Gjykaten e Xhenoves ne Itali. Nga Kapiteneria e Porteve Shqiptare thuhet se ne fillim te nentorit te ketij viti pritet te nisin dy procese gjyqesore per ngjarjen nje civil dhe tjetri penal pas tragjedise detare qe ndodhi ne ujerat e Adriatikut me daten 20 tetor te ketij viti. Aktualisht ceshtja vazhdon te jete ne proces hetimor per te vazhduar me pas me dy gjyqe. Sipas burimeve nga Kapiteneria e Porteve Shqiptare aktualisht prej 2 javesh po zhvillohen dy hetime hetimi penal qe po kryhet nga autoritet turke ndersa tjetri eshte hetim civil dhe po ndiqet nga autoritetet italiane me kerkese te kompanive te sigurimeve ne te cilat ishin siguruar trageti Ankara dhe anija e mallrave Reina 1. Pale te gjyqit nderkombetar jane kompanite e sigurimeve. Gjyqi do te zhvillohet ne nje gjykate te Xhenoves ne Itali e specializuar per gjykimin e aksidenteve detare. Vendimi i gjyqit do te percaktoje edhe demshperblimin dhe menyren e pageses se tij ne rast se do te merret nje vendim i tille. Trageti Ankara vazhdon te mbahet i bllokuar ne Portin e Barit deri ne mbarim te gjyqit. Kapiteneria e Portit Durres beri me dije se perkohesisht edhe pala turke i nderpreu kerkimet ne det per gjetjen e 8 marinareve te mbytur kurse strukturat e shtetit turk te drejtesise kane vendosur qe te kryhet nje hetim dhe gjykim penal lidhur me aksidentin detar kur trageti Ankara u perplas me anijen e mallrave Reina 1. Ky vendim eshte marre per shkak se aksidenti detar shkaktoi 8 viktima te cilet ishin qe te gjithe shtetas turq. Nderkohe mesohet se krahas ketyre hetimeve po zhvillohen paralelisht edhe nje pale hetime te tjera te cilat do te perfundojne ne nje gjykim civil. Gjykimi civil i kesaj ceshtjeje eshte kerkuar nga kompanite e sigurimeve ne te cilat jane regjistruar dhe kane paguar detyrimet trageti dhe anija e mbytur. Hetimet jane ne perfundim e siper dhe gjyqi do te zhvillohet perseri ne Xhenova te Italise. Ende jane ne diskutim dy data per zhvillimin e gjyqit mes kompanive te sigurimeve jane menduar data 4 ose data 8 nentor. Ne baze te nje marreveshjeje nderkombetare te disa viteve me pare shtetit italian i eshte dhene e drejta qe te hetoje dhe gjykoje te gjitha incidentet qe ndodhin ne kanalin e Otrantos. Vendimi i Gjykates se Xhenoves do te percaktoje lirimin e tragetit Ankara kurse nga ana teknike trageti eshte gjetur i rregullt sipas ligjit te lundrimit dhe konsiderohet i lire por deri ne gjykim ai do te qendroje ne kalate. Por nderkohe gjykata mund te vendose edhe shlyerjen e detyrimeve nga ana e kompanise ne te cilen eshte siguruar trageti dhe urdherohet mbajtja e bllokuar e tij. Tragjedia detare ndodhi ne mesnaten e 20 tetorit kur trageti linjes Durres - Bari ka goditur anijen tregtare me ekuipazh 10 marinaret turq dhe e ka fundosur ate brenda pak minutave ne fund te detit. Ngjarja e rende ndodhi 20 milje detare larg Portit te Durresit dhe per kerkimet e metejshme ne ujerat tona erdhi edhe nje anije gjigante turke me emrin Barbarosa e cila pas afro 1 jave kerkimesh nuk ka gjetur asgje. Duket se kur trupat e 8 marinareve turq nuk po gjenden dhe ende hetimet jane ne proces.
Robot nenujor per kerkimin e trupave
Afro dy jave pas tragjedise ne ujerat e Adriatikut 20 milje larg Portit te Durresit ku humben jeten 8 marinare turq ne kerkime intensive u perfshi edhe nje robot nenujor. Pajisja eshte ne pronesi te nje mekaniku nga Durresi dhe pritet te kryeje foto ne thellesi per te lokalizuar vendndodhjen e anijes Reina 1 qe u fundos pas perplasjes me tragetin Ankara i linjes Durres - Bari. Nga incidenti tragjik mbijetuan vetem kapiteni dhe zevendesi i tij dhe humben ne ujerat e Adriatikut 8 marinaret e saj. Por nga kerkimet e deritanishme si nga anijet shqiptare ato italiane te Guardia di Finanza apo te anijes turke Barbarosa kane rezultuar pa sukses. Nga hetimet e deritanishme ende nuk eshte zbuluar shkaku i vertete por paraprakisht dyshimet me te medha jane per nje gabim njerezor. Gjithsesi do te jete gjykimi nderkombetar ai qe do te nxjerre fajtorin dhe ndeshkoje ligjerisht ate. Roboti nenujor ka permasat e nje cilindri me tri dhoma rrumbullake i cili fotografon dhe dallon pamje deri ne 120 metra thellesi. Pritet qe nga operacioni fotografues i tij te mund te merren te dhena per fatin e trupave te 8 marinareve turq te humbur ne ujerat e Adriatikut 20 tetorin e kaluar.
Rrymat e forta nuk lejojne filmimin e anijes se mbytur
Perpjekja per filmimin nenujorte anijes tregtare Reina 1 e cila u mbyt naten e 20 tetorit ne ujerat nderkombetare pas perplasjes me tragetin Ankara ka perfunduar pa sukses per shkak te rrymave te forta detare. Nje nga specialistet e misionit qe ka tentuar dje per me shume se 10 ore te filmoje nen ujeThoma Berberi tha se rrymat e forta detare ne zonen e kerkimeve nuk e lejuan robotin e komandueshem ne distance qe te zbrese drejt pikes se deshmuar nga pajisjet elektronike te mjetit lundrues si vendndodhja e anijes. Anija Reina 1 eshte mbytur ne nje zone detare me thellesi 90 metra dhe ne nje distance prej 32 km larg Portit te Durresit - sqaron Thoma Berberi. Megjithese e bllokuar me tri spiranca motopeshkatorja nuk mund te qendronte ne te njejtin vend per shkak te rrymave shume te fuqishme detare cka nuk e lejoi robotin me kamera nenujore te zbriste ne zonen e percaktuar si vendndodhja e anijes tregtare me gjatesi 78 metra dhe kapacitet 3400 tone.Anija turke Reina 1 u perplas fatalisht dhe u mbyt ne pak minuta pas perplasjes me tragetin Ankara qe po lundronte nga Durresi drejt Barit. Anija tregtare e ngarkuar me alumin po lundronte nga Rusia drejt portit te Tivarit ne Malin e Zi. Nga perplasja mbijetuan vetem dy nga marinaret ndersa u konsideruan te humbur ne det 6 detare te tjere qe te gjithe me shtetesi turke.Per afro 10 dite nje grup anijesh ushtarake shqiptare nje helikopter si dhe anija turke Barbarosa kerkuan pa sukses per gjetjen e trupave te marinareve te mbytur.Tentativat per filmime nenujore te specialisteve turq dhe shqiptare te kontaktuar nga armatoret-pronare te anijes tregtare Reina 1 do te vazhdojne edhe ne te ardhmen me ane te robotit te specializuar per kerkimet ne thellesine e detit.