Gjyqi i Dritan Dajtit shqyrtohet marrja ne pyetje e deshmitareve
Per afro dy ore ne seancen e gjyqit ne ngarkim te Dritan Dajtit eshte diskutuar per marrjen ne pyetje te deshmitareve si dhe mbrojtjen e te pandehurit. Avokati i Dajtit i akuzuar per vrasjen e kater punonjesve te policise ka dorezuar para gjykates se krimeve te renda nje liste me emrat e te gjithe punonjsve te policise te cilet kane qene pjese e operacionit te policise per arrestimin e Dritan Dajtit e cila eshte pranuar nga gjykata. Ne listen me emrat e uniformave blu ne gjykaten per krimet e renda do te deshmoje edhe Arjan Muca punonjesi i policise i cili drejtoi operacionin per arrestimin e Dritan Dajtit. Por jo vetem kaq i pandehuri Dritan Dajti i cili ndodhej ne seancen gjyqesore ka kerkuar para gjykates qe pervec avokatiti Arben Qeleshja te mbrohet edhe nga nje tjeter avokat Sokol Kociu. Por kerkesa e tij nuk eshte pranuar nga trupi gjykues i krimeve te renda i cili e ka argumentuar kete vendim se Kociu nuk i ploteson kriteret per te qene ne trupen mbrojtese te Dajtit pasi nuk ka edhe licencen e avokatit. Me pas seanca tjeter do te vazhdoje me pyetjen e deshmitareve.