Gjyqi i Gazment Bardhit për shpifje/ Gjykata pranon kërkesën e avokatit të Edmond Sulës për informacion në SPAK

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca e radhës ndaj deputetit demokrat Gazmend Bardhit që është paditur për shpifje nga dhe ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Në seancën e së enjtes gjykata ka pranuar një kërkesë të avokatëve të Sulës për riçelje të procesit duke i kërkuar gjykatës që t’i drejtohej SPAK për të verifikuar nëse material që ka lexuar në parlament Gazmend Bardhi janë ose jo pjesë e dosjes hetimore metamorfoza.
Në atë kohë bardhi pretendoi se, në dosjen hetimore janë zbardhur komunikime mes anëtarëve të grupit ku thuhet se emërimi i Sulës në krye te policisë së Shkodrës u bë nga grupet kriminale. Pasi pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës gjykata vendosi t’i drejtohet SPAK me një kërkesë për të verifikuar, pa cenuar hetimet në vijim, nëse dokumenti i lexuar nga Bardhi është pjesë e fashikullit gjyqësor të dosjes “Metamorfoza”.
Më herët avokatët e zyrtarit te policisë i kerkuan gjykatës të shpallnin fajtor Gazmend Bardhin në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në parlament ku shprehej se Sula është eeëruar në policinë e Shkodrës nga njerëz të krimit, por sipas tyre kjo është e pa vërtetë dhe i kërkuan gjykatës të dënojë bardhin për akuzën e shpifjes, me pretendimin se ai ka bere deklarime qe i denigruan figuren duke i cënuar edhe karrierën në radhët e policisë.
Shtatorin e kaluar, Gazmend Bardhi nga foltorja e parlamentit lexoi disa biseda në aplikaciopnin Sky, ku pretendoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, të 2 të arrestuar për dosjen Metamorfoza, flisnin për emërimin e “Mondit” që sipas Bardhit bëhej fjalë për Edmond Sulajn, i cili u emërua 1 muaj më vonë në detyrë. Por biseda i përkiste vitit 2021, ndërsa Sulaj u emërua si drejtues në policies së Shkodrës në tetor 2023./abcnews.al