Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, pyeten 2 dëshmitarë për vrasjen e komisarit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e komisarit të Shijakut Adem Tahiraj.
Në seancën e sotme u kanë dëshmuar dy dëshmitarë të thirrur nga mbrojta, Zyhdi Laçi dhe Ded Ismaili.
Në dëshminë e tij Laçi ka theksuar se ditën e vrasjes së komisarit ka parë dy persona që po debatonin dhe ka dëgjuar që njëri prej civilëve po fyente Ilir Xhakjan në adresë të familjes së tij .
Ndërsa Ded Ismaili ka deklaruar në gjyq se ka parë 4 persona duke ofenduar njëri-tjetrin ndërsa 2 prej tyre kishin nxjerrë edhe armën gjatë debatit.
Kur u largova nga vendi i ngjarjes, dëgjovatë shtëna me armë tha dëshmitari Ded Ismaili.
Pas dëshmive të tyre, Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për më 12 qershor seancën e radhës ndaj Ilir Xhakjas.
Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.