E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi në Hagë/ Avokati i Jakup Krasniqit: Gjykata Speciale nuk po bën analizë të argumenteve, por shtrembërim!

Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis në seancën e sotme në Hagës, ka deklaruar argumentet Gjykatës Speciale vazhdojnë të karakterizohen nga selektiviteti dhe përzgjedhje që sipas tij janë të vazhdueshme. Ai nuk e konsideron një analizë, por një shtrembërim.

“Prokuroria përzgjodhi fragmente që i shkojnë për shtati teorisë së saj, ndërkohë që nuk mori parasysh fare sqarimet si dhe dëshmi shfajësuese dhe të pakundërshtuara nga vetë dëshmitarë të Prokurorisë. Kjo nuk është analizë, kjo është shtrembërim”, tha avokati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›