E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtaret deputetet kerkese Kushtetueses per nenet

Kerkesa jone per interpretimin e tre neneve te Kushtetutes posacerisht te lidhura me perberjen e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte nis me nje pyetje baze Nese kerkojme te krijojme dhe te ruajme nje trupe gjyqesore te pavarur si nje objektiv madhor ne shtetin e se drejtes cilat procedura seleksionimi duhet te perdoren qe te maksimalizohet kjo arritje thuhet ne kerkese.

Grupi i deputeteve kerkon interpretim e ketyre neneve qe perfshin aspektet per perzgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte. Nje prej aspekteve me te rendesishme ne kete drejtim perfshin kerkesat e kualifikimit per nje pozite ne anetaresine e Gjykates se Larte ose Gjykates Kushetuese. Ky aspekt perfshin shkallen dhe menyren sesi rekrutohen keta gjyqtare te larte perfshire ketu edhe perzgjedhjen mes trupes akademike dhe praktikanteve te se drejtes. Sa me te forta te jene kriteret e kualifikimit si per anen profesionale te pregatitjes ashtu edhe eksperiences se gjate gjyqesore aq me shume ndikohet ne percepsionin se Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese jane unike komunitete profesionistesh me kerkesa te pervijuara qarte dhe sakte per hyrjen dhe koncetrimin e elites ne keto institucione te rendesishme thuhet ne kerkese.

2010-11-01 1549

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›