E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjysmëfinalja e tretë e Albania’s Got Talent! Ndiqeni LIVE në Vizion PLus

Rikthehemi sërish në këtë të hënë me një tjetër mbrëmje magjike dhe emocione, ku 10 konkurentë do të luftojnë fort në gjysmëfinalen e tretë të Albania-s Got Talent, për dy vendet e tjera në Finalen e madhe.

Ka nisur tashmë në ekranin e mbarë shqiptarëve në televizionin Kombëtar Vizion Plus, nata e tretë gjysmëfinale e Albania-s Got Talent.

Dhjetë konkurentë për dy vende. Po kush do të jenë dy finalistët e radhës? Për ta mësuar ndiqeni LIVE në Vizion Plus. Katër prestigjozët e jurisë, Argon Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo sonte vendosin për fatim e më të mirëve.

“Albania’s Got Talent” vijon të thyejë rekorde televizive, por edhe në rrjetet sociale. Nën drejtimin e moderatorit Isli Islamaj, ky produksion i Vizion Plus premton një tjetër të natë magjike. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›