E Hënë, 2 Nëntor 2026

Godina e Kryesisë së Kuvendit ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës

Godina e Kryesisë së Kuvendit është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

“Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë. Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen.”, thuhet në njoftimin për shtyp, shoqëruar edhe me disa foto.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›