Godina e punëtorëve të HEC sulmohet me kallash, shoqërohen 20 persona
Breshëri automatiku mbi banesat e punonjësve të Hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë. 12 gëzhoja kanë gjetur blutë e komisariatit të Rrëshenit në kapanonin e ndërtuar nga firma private për strehimin e punonjësve në fshatin Qafë-Mollë. Burime zyrtare nga policia e Mirditës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur me breshëri në drejtim të godinës dhe më pas janë larguar. Ngjarja ka tronditur punëtorët e HEC-it, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë asnjë lëndim. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë dhe ekspertë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, të cilët kanë marrë në pyetje punonjësit. Paraprakisht mësohet se është 20 numri i të shoqëruarve, të dyshuar për ngjarjen. Policia po punon në disa pista për zbardhjen e këtij krimi dhe identifikimin e autorëve, por pista më kryesore është ajo e një hakmarrjeje të mundshme nga ana e pronarëve të tokës ku po ngrihet HEC-i i Qafë-Mollës.
NGJARJA
Sipas policisë së Mirditës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të së shtunës në fshatin Qafë-Mollë, nga i cili e ka marrë emrin edhe HEC-i që po ngrihet. Ndërsa në kapanonin e ngritur nga firma private që po kryen punimet ndodheshin 10 punëtorë dhe roja, nga pylli në afërsi të ndërtesave, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov, por fatmirësisht plumbat janë përplasur në mur, pa shkaktuar të lënduar. Kanë qenë punëtorët, të cilët në kushtet e një tronditjeje dhe paniku të madh kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Grupi hetimor ka mbledhur në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja automatiku, të cilat do t'i nënshtrohen ekspertizës. Mësohet gjithashtu se janë shoqëruar të paktën 20 persona për ngjarjen, por deri tani nuk është bërë e mundur të gjenden autorët.
HETIMET
Burime zyrtare pohojnë se pista kryesore ku grupi hetimor është përqendruar në zbulimin e autorëve është ajo e një hakmarrjeje të pronarëve të tokës dhe pyjeve ku po ndërtohet HEC-i i Qafë-Mollës. Kjo, pasi prej kohësh ka nisur një konflikt mes firmës që kanë marrë me koncesion ndërtimin e HEC-it dhe pronarëve, të cilët kanë kërkuar dëmshpërblimin për sipërfaqen e tokës që do të përmbytet. Megjithëse protestat kanë qenë të vazhdueshme nga ana e pronarëve të tokës, deri tani ata nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Banorët që pretendojnë pronësinë janë pothuajse të një fisi nga më të mëdhenjtë të Mirditës, ai i Gjomarkajve. Madje në një prej protestave ku ka pasur përleshje me policinë, janë shoqëruar disa prej këtij fisi. Banorët këmbëngulin në arritjen e një marrëveshjeje me firmën ndërtuese, në të kundërt ata kanë theksuar se nuk do të lejojnë vazhdimin e punimeve. Edhe të shoqëruarit për ngjarjen i përkasin pikërisht fisit të Gjomarkajve, por deri tani asnjëri prej tyre s'e ka pranuar autorësinë, duke bërë që ngjarja të mbulohet me mister.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)