E Diel, 1 Nëntor 2026

Godina e re BSH del nga afatet

Në 16 shtator të vitit 2009, Banka e Shqipërisë hapi tenderin e kufizuar për rikonstruksionin e ndërtesës së saj qëndrore, me një fond limit 12 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Juria me 11 anëtarë, që drejtohej nga vetë Guvernatori i Bankës, përzgjodhi si projektin fitues atë të një arkitekti italian. Punimet filluan më 4 janar të vitit 2011 dhe, siç tregon kjo tabelë këtu, afati i përfundimit të tyre ishte 23 muaj, pra data 4 dhjetor e vitit 2012. Ndonëse kanë kaluar gati tetë muaj nga afati, godina është ende në proces rikonstruksioni. Zyrtarisht Banka nuk ka dhënë asnjë arsye për EkonomiaBiznesi tkurr investimet Propozohet shkurtimi i pagave Kursimet, interesat në minimum vonesën. Që kur nisën punimet për rikonstruksionin, punonjësit e Bankës së Shqipërisë u transferuan në ambiente private të marra me qira. Sipas dokumenteve zyrtarë, të bërë publik nga deputeti socialist Erjon Braçe, Banka e Shqipërisë paguan 1 milion dollarë qira në vit për ambientet e reja. Shifra është paguar edhe për vitin 2013, ndonëse Banka duhet të kishte godinën e saj të përfunduar. Por, këto nuk janë shpenzimet e vetme, që Banka ka paguar për ambientet. Në maj të vitit 2010, përmes një transaksioni të shumëdebatuar, ajo bleu nga qeveria ndërtesën e Hotel Dajtit, me një çmim prej 30 milionë eurosh. Blerja u pasua me dy vendime të tjera të njëpasnjëshme, për përshtatjen e hotelit në ambiente banke. Të dy me procedura të veçanta. I pari me vlerë 567 mijë dollarë dhe i dyti, që mban datën 27 korrik 2011, me vlerë 990 mijë dollarë. Godina vazhdon të mbetet e mbyllur, ndërsa Banka shpenzon për qira në ambientet private. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›