Godina të reja në “Qytetin Studenti”/ Rama: Kushte me standardet e BE, vazhdojmë të punojmë për çdo gjë që kemi premtuar

Dy godina të reja dhe me standarde europiane i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin, Ogerta Manastirliu morën pjesë në ceremoninë e përurimit të konvikteve të reja.
Rama deklaroi se godinat e reja kanë kushte me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.
“Ne vazhdojmë të punojmë, për të bërë çdo gjë që kemi premtuar. Natyrisht që gjërat, për ata që e dinë çdo të thotë t’i arrish gjërat me punë, gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë. Kërkojnë kohën e tyre dhe kërkojnë mundësi. Ky është një qytet i cili, në bastin e vet është trashëgimi e së shkuarës, dhe duhet t’i shërbejë të ardhmes, dhe duhet të ofrojë kushte optimale dhe më të mira se ato që kanë studentët e Bashkimit Evropian. Është ambicie, me mundësinë falë rritjes së ekonomisë dhe të të ardhurave, të bëjmë gjëra që i rrinë kohës për një kohë të gjatë. Në këtë qytet po ngrihet edhe Kolegji i Evropës. Ne jemi në një pozicion ku kemi besim të madh të njerëzve për të shpërblyer, por kemi edhe gjëra për t’u përmirësuar”, theksoi ai./abcnews.al