E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Milot dhe Laç, 3 në pranga

Tre raste të lojërave të fatit janë zbuluar në Milot dhe Laç, duke  vënë në pranga 3 persona, një tjetër është shpallur në kërkim dhe një po hetohet në gjendje të lirë. 

Gjatë operacionit “Rastet”, u zbuluan tre raste ku kishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.  Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan 15 makina elektronike për lojëra fati, 3 tavolina pokeri, sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në doza dhe një shumë parash dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të kundërligjshëm

Në pranga përfunduan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;

Gjithashtu u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›