E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goditën me grushte policin në portin e Vlorës, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi kanë goditur me grushte një punonjës policie të Kufirit dhe Migracionit.

Sipas policisë, tre të arrestuarit, 23, 29 dhe 39 vjeç, e kanë qëlluar policin në ambientet e jashtme të Terminalit të Portit Detar Vlorë për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:30./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›