E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditen shpërndarësit e drogës! Policia arreston të rinjtë në Shkodër, kapen doza lëndësh narkotike

Një grup i përbërë nga disa të rinjtë është goditur nga policia e Shkodrës pasi dyshimeve se janë të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Geraldo Bajramaj, Dorian Reçaj dhe Klevis Peraj janë prangosur nga blutë pasi prej disa muajsh kishin nisur hetimet pas informacioneve se merreshin me shperndarjen e drograve.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi kanabis dhe 5 celularë. Më herët në kuadër të këtyre hetimeve janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.

Po ashtu, blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar Alvaro Pjetrin, 18-vjeç pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë në brez. Ndërkohë në banesë iu gjet kanabis i ndare në doza gati për shitje.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›