Goditet banda e droges pranga shqiptareve Lidhje me Kamorren
Goditet banda italo-shqiptare e droges e lidhur me Kamorren ne Itali. Ngjarja raportohet nga mediat italiane te cilat duke iu referuar policise vendase bejne me dije se banda trafikonte kokaine hashash marijuane dhe heroine qe importohej nga Spanja Holanda dhe Shqiperia. Organizata e drejtuar nga 4 shqiptare shume te rrezikshem me ne krye Olsi Meten 30 vjec drejtohej nga Bolonja qe njihet si pike strategjike nga ku komandohet shperndarja e droges.
Operacioni i zhvilluar nga Guardia Di Finanzia me udher te gjykates se Barit dhe me kerkese se Antimafias ka vene ne pranga shqiptaret Dritan dhe Adrian Aga 33 dhe 31 vjec resident ne Trani Itali si dhe Loni Paluka 28 vjec Klodian Cobo 25 vjec te dy resident ne Altamura. Operacioni ka vene ne pranga dhe dy italane bashkepunetore te shqiptareve Santolo Carotenuto dhe Giancarlo Truppo. Nderkaq jane shpallur ne kerkim kreu i bandes Olsi Meta dhe bashkepunetori i tij me i ngushte Fran Coku.
Meta ka jetur per disa vjet ne Bolonja nga ku ka qene furnizues me i madh i tregut te kokaines ne Itali. Nje person i kerkuar ne menyre te vazhdueshme nga ana e policise. Fran Coku mesohet se siguronte dergesat e droges nga Shqiperia qe importoheshin nga porti i Barit dhe Brindizit. Te dy shqiptaret kane qene ne kontakt me italianet Gary Marino i njohur si Gaetano Mckey i cili njihet per lidhjet e tij me Kamorren. Hetimi eshte mbeshtetur me se shumti nga pergjimet telefonike dhe teknika te tjera deri sa eshte arritur dhe arrestimi i tyre.
Gjate operacionit jane sekuestruar 44 kg marijuane 5 kg kokaine dhe 500 gram heroine.