E Hënë, 2 Nëntor 2026

Goditet grupi i shpërndarësve të drogës, disa të arrestuar në Korçë

Të paktën 5 persona janë arrestuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku, bëjnë me dije se të arrestuarit janë të dyshuar si shpërndarës të drogave përfshi dhe ato të forta në qytetin e Korçës.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se operacioni është në vijim pasi uniformat blu kanë identifikuar edhe persona të tjerë të implikuar, të cilët dyshohen si pjesë e këtij grupi të shpërndarësve.

Orët në vijim  pritet një komunikatë zyrtare nga ana e policisë së Korçës./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›