E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet grupi kriminal i “skifterëve” në Tiranë, arrestohen tre persona, autorë të disa grabitjeve

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të akuzuar për grabitje dhe ka arrestuar  3 persona.

Në pranga kanë rënë shtetasit Daniel Çela, 31 vjeç, Bashkim Sollaku, 56 vjeç  dhe Endri Gjeli, 31 vjeç.

Të tre këta shtetas dyshohet se kishin kryer dhjetëra vjedhje në biznese të ndryshme.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë zbardhur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, këto raste me autorë të dyshuar 3 shtetasit e arrestuar:

-më datë 04.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit G. S., në rrugën “7 Nëntori”;

-më datë 07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;

-më datë 24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;

-më datë 08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;

-më datë 10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;

-më datë 14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;

-më datë 22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;

-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;

-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›