Goditet me raketa një rajon të kontrolluar nga Hezbollahu
Dy raketa kanë goditur një rajon të kontrolluar nga Hezbollahu në kryeqytetin libanez duke plagosur 4 persona.
Nuk u bë e qartë se kush është përgjegjës për sulmin në rrethin Mar Mikhael.
Sulmi erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Hezbollahut Hassan Nasrallah njoftoi se grupi militant i mbështetur nga Irani është angazhuar për të luftuar krah regjimit të Asadit në konfliktin në Siri.