E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet me thikë 42-vjeçari në Sarandë

Një 42-vjeçar është goditur  me thikë ditën e sotme në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

I lënduari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si edhe për sqarimin e motiveve që çuan në këtë incident.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet e konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›