E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditet një tjetër rast mashtrimi përmes call center në Shkodër, arrestohen 4 persona, 61 do hetohen në gjendje të lirë

Krimi Ekonomik dhe Kibernerik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, goditi një tjetër rast të mashtrimit përmes skemave me call center, kësaj here në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se për disa javë veprimtaria e paligjshme është hetuar, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 4 persona dhe 61 të tjerë, kryesisht punonjës të call center po hetohen në gjendje të lirë.

Skema e mashtrimit dyshohet të jetë e ngjashme me rastet e tjera, telefonata në drejtim të qytetarëve europian që u premtohen fitime kolosale.

Po ashtu gjatë operacionit policia ka sekuestruar 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›