E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës, prangosen 9 persona në Gjirokastër, Policia jep detaje

Një operacion është zhvilluar gjatë natës nga policia e Gjirokastrës me qëllim goditjen e një rrjeti shpërndarjeje lëndësh narkotike.

9 persona pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës dhe marijuanës janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës.

Identitetet i personave të vënë në pranga ende nuk dihen.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.

Hetimet për kishin nisur 6 muaj më parë por operacioni është finalizuar gjatë natës me ekzekutimin e urdhër-arresteve në banesat e tyre.

Sipas informacioneve, policia ka sekuestruar edhe sasi lëndësh narkotike dhe prova të tjera në ngarkim të 9 të arrestuarve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›