Goditet trafikimi i makinave, vidhnin mjete në Itali dhe i sillnin në Shqipëri, dy persona në kërkim

‘Stolen Line’ ishte emri i operacionit të koduar nga antitrafiqet e Tiranës ku është goditur një grup që trafikonin makina luksoze nga vendet e BE drejt Shqipërisë.
Në kërkim janë shpallur dy persona, të cilët sipas policisë trafikonin mjete luksoze të vjedhura nga Italia drejt vendit tonë.
Ndërkohë blutë kanë sekuestruar dhe 2 makina luksoze me vlerë rreth 110 000 euro.
Makinat pasi vidheshin u ndërrohej numri i shasisë dhe më pas futeshin në Shqipëri.
Policia vijon punën për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta dy persona.