Goditi me grusht një ditë para zgjedhjeve kryebashkiakun e Kolonjës, Gjykata lë të lirë autorin
Gjykata ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin, i cili një ditë para zgjedhjeve goditi me grusht, kryebashkiakun dhe kandidatin e PS në Kolonjë, Erion Isai.
Bëhet me dije se gjykata ka vendosur që ta hetojë të lirë. Në lirimin e tij ka ndihmuar dhe deklarata e Isait, i cili ka kërkuar që të rregullojë marrëdhëniet me Kacollin.
Kujtojmë që Kacolli një ditë para zgjedhjeve goditi me grusht Isain, teksa ky ishte në një makinë. Kacolli bashkë me Xhemal Kalon i zunë rrugë me mjetin e tyre kryebashkiakut. Më pas debatoi ka agravuar dhe Kacolli e ka goditur me grusht Isain.
Ai u arrestua për akuzën “goditjes për shkak të detyrës”, ndërsa u procedua në gjendje të lirë Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
