E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Goditi me thikë këngëtarin, arrestohet 50 vjeçari në Shkodër

Arrestohet Gjergj Dardha, autori i plagosjes me thikë së 30 vjeçarit Ademir Fresku në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia” pas një konflikti të çastit.

Ndërkohë Ademir Fresku është emër i njohur pasi është pjesë i grupit muzikor Karafilat e Shkodrës. Ka qenë disa herë pjesëmarrës në festivale në qytetin verior. Gazetari

Simon Shkreli raportoi se ai gjithashtu ka në pronësi edhe një bar kafe të trashëguar nga i ati. Nuk njihet si person me probleme apo konflikte të ndryshme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›