Goditi me vezë dhe kos Fredi Belerin, nis hetimi për 61-vjeçarin

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 61-vjeçarin D. N, i cili ditën e djeshme goditi me kos dhe vezë Fredi Belerin, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.
Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet”, njofton policia.
Ditën e djeshme, eurodeputeti grek Fredi Beleri u godit me kos dhe vezë nga një qytetar, sapo ai dhe eurodeputetët dolën nga takimi me grupet parlamentare në Kryesi./vizionplus.tv