Goditja e Milanit, Drogba e Sissoko!

Milani e ka marrë shumë seriozisht përforcimin e skuadrës për afatin e janarit. Skuadra e Allegrit duket pranë marrëveshjes me 2 lojtarë të njohur në futbollin evropian.
Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba dhe ish mesfushorin e Liverpoolit dhe Juventusit, Mohamed Sissoko.
Drogba pritet të firmosë një kontratë 1-vjeçare nga e cila do të përfitojë rreth 3 milionë euro.
Sissoko thuhet se do të braktisë PSG-në pasi që Ancelotti i ka thënë se nuk llogarit më në shërbimet e tij./Indeksonline/