E Diel, 1 Nëntor 2026

“Goditja” e parë e “gjeneralit”/ SHBA dënon ashpër dhunën. Reagimi i parë me firmën e ambasadorit Wendt

Gjenerali erdhi. Dhe Për herë të parë, pas mbi 145 ditësh, ambasada amerikane bëri një reagim për protestat në Tiranë. Shkurt, shqip, por me ton amerikan, deklarata nuk lë vend për debat: dhuna dënohet.

“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protesta ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në reagim.

Efekti i parë, apo më saktë shuplaka e parë e një çicerime të shkurtër u ndie në PD.
Me urgjencë, zëdhënësja e Berishës deklaroi distancimin ndaj Ilirjana Kuçana, anëtarja e këshillit kombëtar të PD që dje u kap në flagrancë me bombula zjarri në çantë.

“Ilirjana Kuçana mund të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por ajo ishte aty si pedagoge, pranë studentëve të saj, duke përmbushur një detyrim moral dhe qytetar”, u shpreh Garo.

Por efekti real i gjeneralit, u pa tek vetë komandanti i demokratëve. Sali Berishës dje i pëlqyen akuzat e Ramës si organizato i dhunës, port të shtunën ai ktheu kokën mënjanë.

“Natyrisht, ambasadat kanë dënuar dhunën policore disproporcionale, ne do bëjmë mbrojtjen tonë. Edi Ramë kjo i ka djegur. Dhe përpiqet ta paraqesë protestën studentore si një krijesë të PD. Revolta studentore është revolt studentore, po ta mësojë që PD do ta mbështesë atë me të gjithë forcën e saj, me të gjitha mundësitë që ka”, u shpreh Berisha.

Kuçana është pedagoge, por Balliu çfarë është?

“PD, i ka njerëzit e vet për të mbështetur protestën dhe për të mbrojtur protestuesit. Ka prap midis tyre provokatorë, agjentë të policisë kriminale, ka ekstremistë të majtë që janë me mision të regjimit të Ramës, por nuk mundet ta dëmtojnë protestës”, tha ai.

Grupet majtiste ekstremiste, provokatorë, agjentë Por për Berishën, kriminelët e vërtetë janë ata që nuk i bashkohen protestës, por qëndrojnë në shtëpi.

“Sot të jesh socialist nuk është turp por është edhe krim”, tha Berisha.

Qëndrimi i Berishës, duket i dyzuar. Me zemër do patjetër të jetë ai koka e protestës së dhunshme. Me informacionet të cilat nuk i mungojnë, ai e di se nuk ka as fuqinë e Spiropalit. Ndërsa reagimi amerikan ndoshta e ka bërë që të reagojë me mendje. Shpallja non grata Berishës i kushtoi shumë. Por jo pak edhe viza amerikane. Dhe siç i thonë një fjale të urtë, ai që ta jep, ai ta heq edhe vizën. Dhe doktori nuk ka shumë për të rigjetur vendin në histori. /abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›