E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditje Champions për Manchester United, çfarë rikthimi kundër Crystal Palace!

Goditje Champions për Manchester United. Djajtë e Kuq u rikthyen nga disavantazhi pë të mposhtur Crystal Palace me rezultatin 2-1 dhe duke u barazuar me Aston Villan e Unai Emery në vendin e tretë, me 51 pikë. Në atmosferën e Old Trafford, në javën e 28-të të Premier League, ‘Eagles’ morën epërsi në minutën e katërt me anë të Lacroix, por më pas u shkatërruan në pjesën e dytë.

Mbrojtësi francez u ndëshkua me karton të kuq direkt dhe skuadra vendase u shpërblye me një penallti, të shndërruar në gol nga kapiteni Bruno Fernandes në minutën e 57-të. United bëri presion të fortë dhe mori epërsinë në minutën e 65-të, me Sesko që shënoi golin vendimtar nga një pasim i portugezit.

Kjo është fitorja e pestë në pesë ndeshjet e fundit në ligë për Manchester United të rigjallëruar nga trajtimi i Carrick. Ekipi i Glasner ka pësuar humbjen e dytë në katër ndeshjet e fundit, duke u pozicionuar në vend të 14-të me 35 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›