Golat, mesazh për Mancinin

Edin Dzeko shpreson se menaxheri Roberto Mancini nuk do të vazhdojë ta lë jashtë formacionit bazë pas inkuadrimit të tij si rezervist në shënimin e golit të fitores 2-1 ndaj Tottenhamit të dielën.
I pyetur nëse ka një mesazh për Mancinin, Dzeko tha për Sky Sports 1: “Golat janë mesazhi im. Kjo është e vetmja gjë. Nuk është hera e parë (që ka shënuar golin e fitores pas inkuadrimit si rezervist), por është ndjenjë e mirë pa dyshim”.
Mancini së fundmi ka preferuar dyshen sulmuese të argjentinasve Carlos Tevez dhe Sergio Aguero.