E Hënë, 2 Nëntor 2026

Golden Buzzeri i fundit në “AGT”, Agron Llakaj çon në finalen e spektaklit akrobatin Sajmir Hamolli

Sajmir Hamolli u zgjodh zyrtarisht finalisti i katërt i “Albania’s got talent”. Shpejtësi,shkathtësi dhe guxim, të gjithë këto elementë i përmbante performanca e artistit, që befasoi jo vetëm Agron Llakajn, i cili shtypi butonin e artë, por dhe publikun.

Mbrëmja e së hënës shënoi një tjetër sukses në natën e gjashtë të spektaklit të talenteve në ekranin e televizionit Vizion Plus.

Trembëdhjetë konkurrentë sollën interpretime të jashtëzakonshme përpara katër anëtarëve të jurisë dhe publikut. Zëri i ëmbël i Iliseas drithëroi publikun dhe rrëmbeu po ashtu “po-të” e jurisë së bashku me Briseldën, vajzën me zërin e brilant.

As këtë mbrëmje nuk mungoi kënga e vallja, ku grupi “Alba Folk” tundi skenën e “Albanis’s got talent”. Të rinjtë befasuan jurinë duke sjellë një performancë të vërtetë artistike.

Gjithashtu kaluan për në netët gjysmëfinale Fijola Lleshi, iluzionisti Edomond Murraj, bateristi i vogël Geron Papa, që befasuan me performancën e tyre, apo dhe Astrit Hafizllari me spektaklin dhe mesazhin që përcolli përmes zërit të tij.

Jurisë edhe në këtë mbrëmje të gjashtë iu desh të ishte skeptike dhe e drejtpërdrejtë për të zgjedhur më të talentuarit. Për të eliminuarit e mbrëmjes kjo mbetet një eksperiencë fantastike dhe realizimi i një ëndrre.

Ethet e garës vijojnë të mbajnë të mbërthyer konkurrentët. Teksa i ndan edhe një javë nga përfundimi i audicioneve duket se netët gjysmëfinale premtojnë akoma më shumë spektakël, e mbi të gjitha talent, atë që është kryefjalë e këtij formati.

Magjia e spektaklit “Albania’s Got Talent” vazhdon. konkurrentë e fundit do të prezantohen të hënën e ardhshme. Ndaj për të mos humbur surprizat që vetëm ky spektakël dhuron, ju lë takim sërish javën tjetër në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›