Goldstein takon Berishen Ekonomia shqiptare po ecen shpejt
Ekonomia shqiptare ecën më shpejt dhe më mirë se ekonomitë e tjera. Është kjo përshtypja që drejtoresha e re e BB për Europën Juglindore Ellen Goldstein i shprehu kryeministrit Berisha për Shqipërinë. Gjatë qëndrimit të saj këto ditë në vendin tonë, Godstein ka konstatuar ndryshime të mëdha impresionuese ekonomike dhe sociale.
“Ndihem krenare që shoh se partneriteti i qeverisë shqiptare me Bankën Botërore është mishëruar në kaq shumë projekte të dukshme infrastrukture, konsulence dhe asistence”, u shpreh ajo gjatë takimit me kreun e qeverisë. Drejtoresha e re BB e ka falenderuar kryeministrin për mbështetjen e madhe, dhënë projekteve të Bankës Botërore, në mbështetje të prioriteteve të përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe të Bankës Botërore, projekte të tilla madhore si; programi për sigurimet shoqërore, për regjistrin e pronave të paluajtshme apo projekti i inspektimeve.
Nga ana e tij Kryeministri e ka njohur znj. Goldstein me paketat lehtësuese për biznesin. Pas 6 mujorit të parë, qeveria do të adaptojë buxhetin, praktikë kjo gjithmonë e suksesshme në këto 8 vite qeverisjeje, ka theksuar kryeministri. Këto ditë, ka kujtuar ai, në kuadrin e lehtësive dhe dixhitalizimit të shërbimeve, hyn në përdorim edhe pagesa e taksave me telefon mobile. Kryeministri Berisha e vlerësoi BB si një partnere të shkëlqyer në të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.