Gonxhja: Arsimi profesional, çelësi për të ndërtuar një të ardhme të sigurt

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se, arsimi profesional është çelësi për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe plot mundësi.
Gonxhja ndau shembullin e Esterit, ish-nxënëse e profilit Bar dhe Restorant, që tregon se sa shumë vlen të hedhësh hapat e parë në Shkollën e Mesme Profesionale Hoteleri – Turizëm.
“Praktikat, trajnimet dhe bashkëpunimi me partnerët e tregut e kanë ndihmuar të zhvillohet profesionalisht dhe personalisht, duke u kthyer në një profesioniste të vërtetë”, tha Gonxhja.
Ester tregon se, punon në degën që është diplomuar Bar dhe Restorant.
“Ka qenë një zgjedhje e imja për të mësuar në këtë shkollë dhe kam pasur një mbështetje të madhe nga stafi i mësuesve, qoftë me projekte me trajnime apo dhe me praktika profesionale në ndërmarrje apo bizneset më të mira në Tiran dhe kjo më ka ndihmuar të dal nga shkolla një vajzë e plotësuar gati për tregun e punës”, tha ajo.
Ester u bën thirrje të gjithë nxënësve të cilët janë në prag të nisjes së gjimnazit, që të ndjekin shkollën profesionale, si rruga drejt një punësimit të sigurt.
Ajo shprehet se, eksperienca që ka fituar është shumë ndryshe nga ajo që bëjnë kolegët e tjerë të saj, që nuk janë të arsimuar tamam për këtë lloj profesioni.
“Edhe punëdhënësi dinë ta bëjnë diferencën”, tha Esteri.
“Nëse do të jesh një individ i zoti, arsimi profesional është hapi i parë drejtë rrugës së suksesit në tregun e punës. Kjo sepse arsimi profesional është shumë cilësor dhe mundëson sigurimin e të ardhurave të kënaqshme nesër i punësuar”, theksoi Esteri
/a.f/