E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja: Koncerti i Kanye West, mundësi e jashtëzakonshme promovimi për Shqipërinë


TIRANË, 22 maj/ATSH/ Në Kashar ka nisur puna për sheshin ku do të instalohet stadiumi provizor për superspektaklin e Kanye West në Shqipëri.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli sot pamje nga kantieri i stadiumit provizor ku do të zhvillohet një produksion i përmasave dhe standardeve globale që pritet ta ngrejë Shqipërinë në tjetër nivel reputacioni ndërkombëtar.

“Një megaevent i këtyre dimensioneve përfaqëson jo vetëm një moment të rëndësishëm artistik e kulturor, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e vendit, zhvillimin e turizmit dhe fuqizimin e ekonomisë lokale përmes vëmendjes që sjell nga industria globale e muzikës, medias, showbiz dhe entertainment-it”, tha ministri Gonxhja.

Koncerti i Kanye West pritet të zhvillohet më 11 korrik 2026. Artisti, i cili aktualisht ka zgjedhur të quhet Ye, do të mbledhë në Eagle Stadium rreth 60 mijë spektatorë, në një event që konsiderohet si ngjarja më e madhe muzikore e organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›