E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gonxhja: Kostoja e buxhetit 2025 për pensionistët, 770 milionë euro

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, për vitin 2025, kosto e buxhetit të shtetit për pensionistët kap shifrën 770 milionë euro.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Gonxhja tha se, indeksimi 4.1% për pensionistët është i përcaktuar me ligj dhe për vitin 2024 ky indeksim kushton 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Ai vuri në dukje, se akumuluar edhe për vitin tjetër ky tregues është edhe 100 milionë të tjera.

Ministri u ndaj në mbështetjen e vazhdueshme që qeveria adreson për pensionistët, ndër të cilat bonusi, reduktimi i çmimit të energjisë për kryefamiljarët vetmuar pensionistë etj.

“Duke llogaritur dhe bonusin për pensionistët llogaritet të kemi një ngarkesë financiare nga buxheti për vitet 2024-2025 në vlerën e 300 milionë eurove”, tha Gonxhja.

Ai theksoi se, “duke llogaritur edhe të gjitha mbështetjet që adresohen qeveria për pensionistët, plus dhe deficitin nga skema e kontributeve shoqërore, paketa financiare për pensionistët do t’i kushtoj buxhetit të shtetit 770 milionë euro për vitin 2025.”

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›