E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja: Lara Colturi gati për sfidën e radhës në Sölden

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga stërvitja e skiatores shqiptare Lara Colturi, e cila përgatitet për sfidën e radhës në Kupën e Botës në ski.

“Lara Colturi, gati për sfidën e radhës! Në Sölden, nis sezoni i Kupës së Botës me garën e slalomit gjigant. Suksese, Lara!”, shkroi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Gara në Sölden shënon nisjen e sezonit të ri të Kupës së Botës në Ski, ku Colturi do të garojë në disiplinën e sllallomit gjigant.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›