E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja: Pas protestës qytetare ka ndikim Rusia përmes algoritmeve

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duke folur sot për protestat e zhvilluar para Kryeministrisë, tha se rusët kanë ndikim përmes algoritmeve dhe gjithë prapaskenës që lidhet me gjithçka që ndodh virtualisht.

Gonxhja u shpreh për Euro News, se një pjesë e pjesëmarrësve në protestë mund të jenë qytetarë të ndershëm dhe me shqetësime reale, por protesta mund të përdoret dhe të amplifikohet në mënyrë artificiale përmes mjeteve të ndikimit digjital.

“Për rusët mund të them me bindje që janë një nga ndikimet më kryesore të provuara, përmes algoritmeve dhe gjithë prapaskenës që lidhet me gjithçka që ndodh virtualisht. Edhe me gjithë mënyrën se si instrumentalizohet një pjesë që mund të jetë më naive, që mund të jetë e ndershme dhe që mund të jetë e çiltër. Ka një pjesë të çiltër të protestës që mund ta instrumentalizosh. Nuk të manipulon në këtë lloj mënyre. Të merr imazhin e një proteste, ta gjeneron, ta rrit, ta zmadhon, ta ekzagjeron dhe ta jep në mënyra të ndryshme. Në warfare-in digjital është Rusia; ka qenë edhe Irani”, tha Gonxhja.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›