E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gonxhja: Rritet me 10.1% numri i praktikave në marrëveshjet ndërkombëtare

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi sot se “mbrojtja e të drejtave të qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, mbetet një nga prioritetet e punës sonë”.

Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale tha se “janë 761 praktika që janë zbatuar për periudhën janar – qershor 2024 nga ISSH sa i takon marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe, duke shënuar kështu një rritje 10.1% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë në 2023″.

“Gjermania është shteti me numrin më të madh të praktikave në zbatim me rreth 408, e ndjekur Austria dhe Belgjika”, u shpreh Gonxhja.

Ministri Gonxhja tha se “Vetëm pak kohë më parë hyri në fuqi ratifikimi i marrëveshjes me Italinë 🇮🇹, ndërsa vijon angazhimi për të rritur bashkëpunimin edhe me shtete të tjera”.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›