E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gonxhja: Tirana, për tre javë kryeqendër e baletit të niveleve ndërkombëtare

TIRANË, 20 shtator /ATSH/-Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, u shpreh se, Festival i Baletit Bashkëkohor do të shndërrojë Tiranën, për tre javë në një kryeqendër të baletit bashkëkohor të niveleve ndërkombëtare. Gonxhja tha se, ky event i rëndësishëm kulturor do të përqendrohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Teatrit Kombëtar, Sheshit “Skënderbej” dhe në oborrin e Vilës 31. Ndërkohë koreografi shqiptar me famë botërore Angjelin Preljocaj në një konferencë frymëzuese për shtyp, që shënon fillimin e një serie aktivitetesh artistike në Shqipëri, International Dance Festival, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe Bashkisë Tiranë, zbardhi detaje të këtij Festivali. Maestro Preljocaj ndau vizionin e tij mbi artin bashkëkohor, duke sjellë një frymë të re për skenën tonë kulturore. Ky takim u mirëprit nga artistë dhe dashamirës të artit, që e cilësuan si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të lidhjeve kulturore ndërkombëtare. International Dance Festival Tirana çel siparin sonte, me “Liqenin e Mjellmave” një klasik magjepsës i cili sjell në skenë elegancën dhe dramën, duke rrëfyer historinë e dashurisë së ndaluar mes Odettës dhe Princit Siegfried, mes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t. 1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›