E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gonzato: Të rinjtë shqiptarë, mundësi për praktika 3-mujore në biznese dhe OJF në vendet fqinje

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Të rinjtë profesionistë nga Shqipëria tani kanë mundësinë të fitojnë përvojë ndërkombëtare pune dhe të krijojnë rrjete rajonale përmes Programit të Praktikës për Profesionistët e Rinj të Ballkanit Perëndimor (WISE), i cili u prezantua sot në Tiranë.

I mbështetur nga Gjermania, ky program promovon bashkëpunimin rajonal duke ofruar praktika 3-mujore në biznese dhe OJF në vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato u shpreh në aktivitetin prezantues të këtij programi se, “me këtë nismë, Gjermania kontribuon në përpjekjet e BE-së për të mbështetur rininë në Shqipëri dhe në rajon, duke i angazhuar, fuqizuar dhe lidhur ata”.

“Së bashku, ne ngremë zërin e të rinjve dhe krijojmë mundësi më të mira për ta në vendet e tyre. Përmes iniciativave si Garancia Rinore dhe Plani i Rritjes, ne po investojmë në aftësi, arsim dhe punësim për të kapërcyer hendekun socio-ekonomik me shtetet anëtare të BE-së dhe për të ndërtuar një të ardhme më të fortë për rajonin”, tha Gonzato.

1 nga 4

/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›