E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon, turi ballkanik shmang Shqipërinë

TIRANE-Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Philip H. Gordon do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën, Serbinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Kroacinë.

Në këtë tur ballkanik bie në sy shmangia e vizitës zyrtare në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi. Departamenti amerikan i shtetit bëri të ditur se Gordon gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor nga 13 deri më 17 qershor, Gordon do të konfirmojë mbështetjen e SHBA-së për vendet e rajonit, për të ndërtuar prosperitetin e tyre, të begatë, paqësore, të një shoqërie demokratike në rrugën e tyre legjitime si anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian dhe Euro-atlantik.
Gjatë vizitës së tij në Sarajevë më 13 dhe 14 qershor, Gordon, do të marrë pjesë në konferencën e Qendrës për Raporte Transatlantike të Universitetit John Hopkins dhe fondacionit boshnjako-amerikan nga ku do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për politikën amerikane në Ballkan.

Në njoftim bëhet ditur se nga 15 deri më 17 qershor ndihmësi i Klinton do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ku do të bisedojë me liderët e këtyre vendeve për çështje të interesit reciprok. Ndërsa ende nuk ka ndonjë arsye se pse Gordon nuk ka përfshirë në axhendën e tij katër ditore vizitat me zyrtarët politikë të Tiranës. Situata pas zgjedhore duket se po ndikon te një shmangie e tillë. Katër ditë më parë zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen tha në një takim me gazetarë në Uashington se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për situatën pas zgjedhore në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara, sipas tij, mbeten vendosmërisht të angazhuara dhe aktive në Ballkanin Perëndimor dhe po punojmë më ngushtë me partnerët në Bashkimin Evropian për të ndihmuar vendet e rajonit të realizojnë qëllimet e tyre për t’u anëtarësuar në BE dhe shumë prej tyre edhe në NATO.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›