Gourcuff: Jemi të zhgënjyer pas disfatës

Mesfushori i Lyonit, Yoann Gourcuff thotë se ai është i zhgënjyer që ekipi francez nuk ka mundur të mposhtë Realin e Madridin në Ligën e Kampionëve gjatë ndeshjes së mbrëmshme.
24-vjeçari thotë se ata kanë dështuar të luajnë futboll grupor dhe i kanë lejuar Realit të luajë lojën natyrale që rezultoi edhe me disfatë 3-0 në Bernabeu.
“Ne dukshëm jemi të zhgënjyer nga kjo disfatë. Ndeshja shkoi shumë shpejt pasi ne u lejuam hapësirë lojtarëve të Real Madridit për të vrapuar. Ne dështuam ta mbajmë topin në fushë, që t`i japim mbrojtjes tonë ca pushim. Ne po ashtu dështuam t`i përfundojmë shanset tona”, ka thënë Gourcuff.