E Hënë, 2 Nëntor 2026

Goxhaj: Paratë e Soros u përdorën nga LGBTQ për të kontrolluar abuzimet me djemtë e vegjël

Ku shkonin paratë e USAID në Shqipëri? Kjo pyetje ka shkaktuar debat mes të ftuarve në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.

Për Mirgit Vataj nga “Urdhëri i Punonjësve Socialë në Shqipëri”, sulmi ndaj shoqërisë civile është i dëmshëm, sipas tij çdo akuzë është sajesë. Ai deklaroi se shoqëria civile në Shqipëri ndihmon familje dhe nuk fsheh asnjë agjendë.

Ndërkohë për kreun e “Aleancë Konservatore për Shqipërinë”, Altin Goxhaj, agjenda LGBTQ në Shqipëri kontrollon denoncimet e pedofilisë, sidomos në rastet kur meshkujt e rritur ngacmojnë djemtë e vegjël.

Ai tha se të gjitha këto raste janë fshehur, pasi nëse denoncimet të tilla do të bëhehsin publike, do të ndryshonte situata në Europë.

Pjesë nga biseda:

Goxhaj: Në Shqipëri të gjitha kontrollet ankesat e fëmijëve të ngavmimeve seksuale kontrollohen nga LGBTQ. Pra kjo shoqatë kotrollon këtë linjë telefonike.

Vata: Nuk është e vërtetë.

Goxhaj: Sipas statistikave botërore numri më i madh i pedofilisë është mashkull-mashkull. Kjo është arsyeja pse nuk kemi raportime të pederastisë.

Vata: Kujt i referohesh.

Goxhaj: Altin Hazizajt, që ka kontrollin e këtyre telefonatave. Si funskionon legjenda LGBQ.

Vata: Mos e përmend Altin Hazizajn nuk është këtu.

Goxhaj: A e ke nisur karrierën aty.

Vata: Jam krenar.

Goxhaj: Ke qenë drejtor.

Vata: Narrativa jote është pa fakte pa prova.

Borakaj: Sa ishte rasti kur ishe ti aty.

Vata: Një në dhjetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›