E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr.D, Gjermani – Australi 4-0

Gjermania bëri një start ëndrrash në Kupën e Botës, duke shkatërruar “kangurët” e Australisë të mbetur me dhjetë lojtarë, me një fitore bindëse 4-0, fitorja më e thellë e arritur në tetë ndeshjet e parë të Kampionatit Botëror.

“Nationalmanschaft” i Johakim Lëv u tregua agresiv qysh në minutat e para, duke gjetur goli pas vetëm tetë minutash lojë, kur Lukas Podolski shfrytëzoi një asist të Tomas Mylerit.

Pas një rasti të shpërdoruar, Miroslav Kloze dyfishoi shifrat me një gokl me kokë në minutën e 27-të, pas një harkimi të kapitenit Filip Lahm.

Goli i 11-të i Kloze në kampionatet botërore, duke barazuar kështu ish-trajnerin e tij në “Gjermani 2006”, Jurgen Klinsmanin.

Në pjesën e dytë, orkestra gjermane funksionoi me ritëm të plotë, kjo e ndihmuar edhe nga dalja me karton të kuq të mesfushorit australian Kahill në minutën e 56-të.

Në të 67’, Tomas Myler pasi mori një top nga Miroslav Kloze shënoi një gol të zgjuar, duke firmosur shifrat 3-0 dhe golin e tij të parë në një kampionat botëror.

Tri minuta më pas ishte radha e zëvendësuesit Kakau (asist i Ozil) të vuloste rezultatin përfundimtar 4-0.

Gjermania kryeson në Grupin D me tri pikë, po aq sa Gana, që nga ana e saj mposhti në mesditë Serbinë me rezulatin e ngushtë 1-0.

Në ndeshjet e ardhshme, Gjermania do të luajë me Serbinë, në një ndeshje kyçe për skuadrën serbe, ndërkohë që Gana pret Australinë e demoralizuar.

GRUPI D

13.06 20:30 Gjermania-Australia 4-0
13.06 16:00 Serbia-Gana 0-1

18.06 13:30 Gjermania-Serbia
19.06 16:00 Gana-Australia

23.06 20:30 Gana-Gjermania
23.06 20:30 Australia-Serbia

RENDITJA

1. Gjermania 1 1 0 0 4-0 3
2. Gana 1 1 0 0 1-0 3
3. Serbia 0 0 0 1 0-1 0
4. Australia 1 0 0 1 0-4 0

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›