E Martë, 3 Nëntor 2026

Grabitën biznesin, arrestohen. Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur autorët rrëmbyen kasafortën

Tre persona janë arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohen si autorë të grabitjes së një biznesi në sauk. Në pranga kanë rënë Bashkim Sollaku, Endri Kolaci dhe Albert Çela, ndërsa në kërkim është shpallur një 27-vjeçar.

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur dy nga autorët futen nga dritarja e biznesit. Fillimisht kërkojnë për shuma parash dhe më pas kanë arritur që të gjejnë kasafortën.

Brenda kasafortës ata kanë marrë 4 mijë euro dhe 100 mijë lekë. Pas grabitjes autorët e kanë hedhur kasafortën në lumin Shkumbin.

Gjithashtu policia ka sekuestruar 5 celularë dhe një automjet që u përkiste autorëve./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›