E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grabitën çantën me para në një berberhane, arrestohen 3 persona, dy prej tyre të mitur

Një 20-vjeçar dhe dy të mitur janë arrestuar nga policia e Shkodrës këtë të martë.

Ata dyshohet se vodhën një çantë me para dhe sende personale, të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të pronarit të një berberhane, se në subjektin e tij, 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Door”, identifikuan dhe vunë në pranga autorët e dyshuar të rastit.

Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›