E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten dajen pranga adoleshenteve

Tre adoleshente i vodhën dajës së tyre biznesmen në Tiranë, brenda tre muajve një shumë prej 15 milionë lekësh, me të cilat blenë një apartament, nje parukeri per shoqen e tyre si edhe organizuan disa festa ne pabet e kryeqytetit.

Zedhenesja e policise së Tiranës tha per mediat se jane prangosur nen akuzen e vjedhjes adoleshentet, Oligerta Agushi, 18 vjeç, Laureta Komaku 18 vjeç, Afërdita Pepmarkaj, 19 vjeç.

Adoleshtentet kishin qe nga muaji tetor te vitit te kaluar deri ne dhjetor, qe e vidhnin dajën e tyre rregullisht në banesë. Policia tha se ne cilesine e proves materiale u bllokua, apartamenti dhe dyqani i blere prej adoleshenteve. Ne hetim ne gjendje te lire, i akuzuar per te njejten veper penale u vu dhe nje 16-vjeçar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›