Grabitet dhe plagosetbosi i Formula 1 Berni Ekleston
LONDER- Bosi i Formula 1 Berni Ekleston eshte plagosur ne koke pas nje sulmi qe atij i ka ndodhur ne qender te Londres te merkuren duke u gdhire e enjtja. Lajmi u be i ditur nga policia angleze sipas se ciles miliardierit 80 vjecar i jane marre bizhuteri me vlere rreth 200 mije paund.
Kater persona ishin duke pritur Ekleston dhe te dashuren e tij braziliane ndersa ata po shkonin ne nje mbledhje mes krereve te biznesit te tij ne Formula 1 ne Knightsbridge ne qender te Londres. Zyrat e qendres se biznesit te miliardierit 80 vjecar jane shume prane Bakingam Palas ne rrugen Oksford Street qe eshte nje nga qendrat tregtare me te medha te qytetit.
Grabitja ka qene e programuar mire pasi te kater personat qe kane sulmuar Ekleston jane larguar me te shpejte. Per cudi ne fillim te ketij muaji bosi i Formula 1 pati deklaruar se ishte i habitur nga numri i madh i njerezve qe grabiteshin ne Oxford Street. Ai ne fakt ishte duke komentuar rastin e Xhenson Baton qe per pak u mor peng me arme ne Brazil por u shpetua nga nje taksixhi. Policia e Skotland Jardit ka bere te ditur se Ekleston u dergua ne spital per tu mjekuar nga plaget e marra dhe me pas u la i lire. Kjo eshte hera e dyte qe bosi i Formula 1 grabitet.
Ne vitin 1996 ai dhe ish-gruaja Slavica iu vodhen bizhuteri ne nje vlere te madhe pasi hajdutet hyne ne shtepine e tyre.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb